PSDK: Çeku iku, kërkojmë ministri të re
Pas largimit të ministrit të FSK-së dhe kryetarit të deridjeshëm të Partisë Socialdemokrate të Kosovës nga kjo parti, nënkryetarja e kësaj partie, Kaçusha Jashari, kërkon një ministri të re në qeverinë e Thaçit.Jashari i ka thënë KTV-së se PSDK-ja nuk e kërkon Ministrisë e FSK-së, por një ministri që i përshtatet profilit të fushëveprimit të tyre. Sipas saj, marrëveshja e Koalicionit për Kosovë të Re ishte që PSDK-së t’i takojë një ministri në koalicionin qeveritar.
Ajo deklaroi se PSDK-ja kërkon ministri që ka të bëjë me çështje sociale. /Telegrafi/