Publikimi i Raportit të Monitorimit të Ligjit për Kategoritë e Luftës

Publikuar: 17:24 / 6.03.2014
Publikimi i Raportit të Monitorimit të Ligjit për Kategoritë e Luftës
0shares
komente

Është publikuar raporti i Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) mbi monitorimin e Ligjit për kategoritë shoqërore të dala nga lufta, Nr. 4/L-054. Raporti ka pasur për qëllim të nxjerrë informata për zbatimin e Ligjit për kategoritë e luftës, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave që merren me çështje të ndryshme të kategorive shoqërore të dala nga lufta.

Gjetjet kryesore të raportit kanë qenë lidhur me mos nxjerrjen e akteve nënligjore nga ana e ministrive përkatëse, mos informimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës dhe mungesa e trajtimit psikosocial.

Që nga hyrja në fuqi - në janar 2012 e deri më sot - Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vetëm pesë akte nënligjore nga 17 sa është obliguar nga Kuvendi i Kosovës.

Raporti ka gjetur gjithashtu se mungon informimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës si dhe e publikut në përgjithësi. Kjo përbënë vështirësi në zbatimin e ligjit dhe gjithpërfshirjen e të gjithë të prekurve në të.

Gjetje tjetër me rëndësi ka qenë mungesa e trajtimit psikosocial. Gjatë publikimit të raportit, është thënë që jepja e pensioneve është absolutisht e papranueshme pa trajtimin psikosocial.

QHDP ka nxjerrë 13 rekomandime për institucionet qeveritare dhe të tjera relevante për çështjen e kategorive të luftës, të cilat do tu dërgohen institucioneve me qëllimin për përmirësimin e situatës së kategorive shoqërore të dala nga lufta. /Telegrafi/
 

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.