Publikohet lista online e votuesve

9:47 / 7.12.2010

Shefi i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth ka nënvizuar rëndësinë e përgatitjes së listave sa më të mira të zgjedhësve për zgjedhjet e 8 majit të vitit të ardhshëm.

“Procesi elektoral dhe zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për praninë e OSBE-së, prandaj puna jonë është të bashkëpunojmë me njësitë e qeverisjes vendore për të përgatitur lista sa më të mira zgjedhësish”, ka thënë Wolfarth, i cituar të martën nga e përditshmja “Shekulli”.
Ambasadori ka theksuar se kjo do të thotë bashkëpunim më të mirë me njësitë e qeverisjes vendore në nivel lokal, por edhe në nivel kombëtar me Ministrinë e Brendshme, vullnet të mirë nga ana e institucioneve, por edhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile, e cila, sipas tij, është shumë e rëndësishme në këtë proces
Komentet e OSBE-së vijnë ndërkohë që Ministria e Brendshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë publikuar online listën e zgjedhësve për procesin elektoral të 8 majit 2011. Kushdo mund të shfrytëzojë hapësirat në internet të ministrisë dhe KQZ-së për të vërtetuar nëse janë në listën e zgjedhësve.
Në formën e parë, qytetarëve u ofrohet mundësia për të kërkuar brenda listës duke përfshirë emrin, mbiemrin dhe atësinë, ndërsa në kërkimin e avancuar kërkohet edhe më shumë detaje të natyrës si vitlindja apo edhe njësia vendore, ku personi banon, raporti të martën e përditshmja “Mapo”.
Pasi të bëhet kërkimi shfaqen disa të dhëna në ekran ku përfshihen: emri i votuesit, mbiemri i votuesit, atësia (emri i babait të votuesit), datëlindja e shtetasit, kodi shifror që është i përbërë nga 10 shifra. Tre të parat janë Kodi i Njësisë së Qeverisjes Vendore, katër të mesit kanë të bëjnë me Kodin e Qendrës së Votimit, ku do të votojë shtetasi, ndërsa tre të fundit përbëjnë kodin e banesës.
Të dhëna të tjera që mund të shikohen përmes kërkimit janë ato të adresës së qendrës së votimit dhe të njësisë së qeverisjes vendore (bashki ose komunë) ku personi banon dhe voton. Përditësimi i listës do të vazhdojë të behet edhe për pesë muaj deri në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal që do të mbahen më 8 maj 2011. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.