Publikohet plani amerikan për sulmin ndaj Iranit

10:10 / 11.09.2012
Amerikanët e kanë të përpunuar planin e sulmeve ndaj Iranit, respektivisht planin për të gjitha ato gjëra që janë të nevojshme për realizimin e atij sulmi. Gjatë javës së kaluar, Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare nga Washingtoni, në këtë kontekst edhe e ka bërë publik këtë raport, shkruajnë mediat kroate.

Në këtë Qendër gjatë kohë kanë analizuar se çfarë do të thotë të parandalohen ambiciet bërthamore të Iranit, ndaj në raport janë shënuar hollësitë për gjithë atë që SHBA-të duhet ta bëjnë për të ndërmarrë një sulm ndaj këtij vendi. Spekulimet që Izraeli mund të sulmojë në mënyrë vetanake edhe më tej mbeten si opsion, por nuk janë përfshirë në raportin e Qendrës së hulumtimeve strategjike.

Në sulm do të duhet të marrin pjesë më së paku 16 aeroplan luftarak të tipit F-18s si dhe 10 aeroplan B-2 bombardues, të cilët janë të aftë të mbajnë 13,608 kg raketa dhe bomba të tipit dhe llojit “Massive Ordnance Penetrator”, respektivisht shkatërruese të bunkerëve, transmeton INA.

Hakmarrja iraniane do të ishte tregim krejtësisht tjetër, ndërsa sulmi do të ishte orientuar në tërë regjionin. Në rast se ndodhë një gjë e tillë mund të vije deri tek një luftë totale me projektile (predha) balistike, krahas elementeve të papara nga ajri, uji dhe toka, të ushtrisë amerikane. /Telegrafi/

 

Në fotot dhe grafikonet shihet se si është përpunuar ky plan i detajuar për sulm ndaj Iranit.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.