Pushimi pranveror: Nga 8 deri më 12 prill nuk ka mësim

9:18 / 21.03.2013

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi të enjten se nga data 8 deri më 12 prill do të jetë pushimi pranveror, rrjedhimisht nuk do të ketë mësim në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Besa Bytyqi, drejtore e Zyrës për komunikim publik konfirmoi për Telegrafin se pushimi pranveror do të jetë nga 8-12 prill.

Ajo theksoi se ditët e pushimit pranveror bazohen në kalendarin vjetor që miraton MASHT-i, në bazë të Udhëzimit Administrativ.

Sipas Bytyqit, Ministria e Arsimit para çdo viti shkollor, miraton kalendarin vjetor me të cilën rregullohen ditët e pushimit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.