Pushojnë reshjet, e mërkura dita më e ftohtë

21:04 / 11.12.2012

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se sonte pas mesnate do të ndërpriten krejtësisht reshjet e borës, kurse e mërkura do të jetë dita më e ftohtë deri më tani në Kosovë. Ndërsa, nga e enjtja do të fillojë ngritja e temperaturave, që do të shkaktojnë shkrirjen e borës.

“Temperatura do të sillen nga minus 3 gradë, deri në minus 10 gradë. Nga nesër do të këtë rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa nuk do të ketë reshje deri në ditën e shtunë. Por, nga enjtja do të fillojë ngritja e temperaturave për të vazhduar deri në javën e ardhshme”, ka thënë Tahirsylaj, transmeton ORAinfo.

Ai thotë se nga e enjtja do të fryjë era nga jugu dhe jug-perëndimi, e cila sipas tij, do të ndikojë në shkrirjen e kësaj sasie të borës.

Ndërsa, reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi të qarkullimit në tërë territorin e Kosovës, por fatmirësisht pa fatalitet.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se të gjitha rrugët në rajonin e Prishtinës janë të kalueshme për automjetet, mirëpo vështirësi në qarkullim janë vërejtur nëpër zona malore.

“Bëj apel tek qytetarët që mos të dalim pa nevojë me automjete, për shkak të kushteve jo të mira. Po ashtu kërkoj nga drejtuesit e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore dhe të jenë sa ma vigjilentë në komunikacion”, ka thënë Borovci.

Sa i përket aksidentetvenë komunikacion, Borovci ka thanë se në rajonin e Prishtinës gjatë ditës se sotshme kanë ndodhur rreth 30 aksidente, pro fatmirësisht pa fatalitet. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.