Putin: Do ta nënshkruaj legjislacionin anti-amerikan të adoptimit

18:52 / 27.12.2012

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se “synon” ta nënshkruaj legjislacionin, i cili nuk e lejon adoptimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.

Putin tha sot se atij i duhet ta studioj tekstin final, por theksoi se nuk sheh “asnjë arsye përse ai të mos e nënshkruante atë”.

Ky legjislacion ishte paraqitur në shenjë të hakmarrjes ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara, i njohur si Akti Sergei Magnitsky, me të cilin parashihen dënime për zyrtarët rusë, të ndërlidhur me vdekjen e avokatit rus antikorrupsion, Sergei Magnitsky, në një burg në Moskë, në vitin 2009, dhe për shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut.

Ndalesa e adoptimit të fëmijëve rusë nga ana e shtetasve të Shteteve të Bashkuara i ka tensionuar raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. Ky legjislacion rus është dënuar nga aktivistët për të drejtat e njeriut, që thonë se ai i viktimizon fëmijët jetimë rusë.

Legjislacioni është mbështetur unanimisht nga Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, ndërsa më herët ai është miratuar edhe në Dhomën e Ulët. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.