Putin rikthen në lojë ish ministrat e tij

15:04 / 22.05.2012
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka emëruar shtatë ish ministra në administratën presidenciale.

Emërimet e së martës u bënë një ditë pasi Putini paralajmëroi një përbërje të re të kabinetit të udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur nga vetë Putini, Dmitry Medvedev.

Ata që u emëruan si këshilltarë të ri të presidentit janë ish ministrat e transportit, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, komunikacionit dhe energjisë.

Ish ministri i brendshëm, Rashid Nurgalijev, është emëruar zëvendës drejtor i Këshillit të Sigurisë në presidencë, njofton Rel.
Nikollai Patrushev vazhdon të jetë në krye të këtij Këshilli, kurse Sergej Ivanov shef i kabinetit.

Analistët thonë se transferimi i lojtarëve veteranë të politikës në Kremlin ka për synim të forcojë dorën e Putinit, ndërkohë që bëhet gati për të nisur mandatin e tretë presidencial, i cili pasoi protestat e pashembullta deri më tash kundër pushtetit të tij.

Putin u betua si president më 7 maj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: AP
Foto: AP
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.