Putini kundër NATO-s
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar në NATO si një rikthim të Luftës së Ftohtë, duke shtuar se Aleanca duhet që “sa më shpejt të shndërrohet në një organizatë politike”."Është thjesht e pakuptueshme se pse NATO-ja ende ekziston", tha Putin, duke theksuar se Rusia do të donte që NATO të mbetet në kuadër të aktiviteteve të statutore e të mos e synojë “statusin global”.
Sipas tij, Rusia ishte, është dhe do të jetë e shqetësuar në lidhje me zgjerimin e NATO-s.
"Bisedat janë një gjë, por vendosja e disa sistemeve luftarake apo sistemeve të mbrojtjes raketore në afërsi të kufijve tanë, është diçka krejt tjetër ", tha Putin.
Ai vuri në dukje se kjo paraqet “kërcënim real për territorin rus”.
"S'është nevoja të thuhet, por në këtë rast ne duhet të ndërtojmë politikën tonë të mbrojtjes dhe në përputhje me këtë t’i neutralizojmë këto kërcënime", ka thënë kreu i shtetit rus. /Telegrafi/