Qëndrimet e Shalës janë edhe të AAK-së
Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kjo parti është e gatshme të hyjë në koalicion me të gjitha partitë, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, por që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj.Ajo ka deklaruar se qëndrimi i nënkryetarit të par të AAK-së Blerim Shala se partia e AAK-ja nuk do t’u ikë përgjegjësive për veriun dhe mundësisë së lidhjes së një koalicioni me PDK-në, është qëndrim edhe i partisë.
“Shala është nënkryetarë i parë i AAK-së dhe sigurisht së deklaratat e tij janë në përputhje të qëndrimeve të partisë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, në një intervistë për Epokën e Re. /Telegrafi/