Qentë i shkaktojnë telashe Obamas

20:06 / 4.08.2012
Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dalë një telash i ri në një kohë kur e ndajnë vetëm pak kohë nga zgjedhjet e nëntorit.

Është mësuar se qentë e sigurisë që kontrollohen nga grupi i truprojave të presidentit urinojnë në dhomat e hoteleve ku qëndrojnë gjatë vizitave zyrtare.

Konstatimi është bërë në raportin e komisionit hetimor mbi skandalin e truprojave të Obamas, që kishin shkuar me prostituta në hotelin ku do qëndronte shefi i tyre gjatë një vizite në Kolumbi.

Lajmi për qentë, por edhe ai i prostitutave që u publikua pak kohë më parë, konsiderohen si një skandal për administratën më të fuqishme të botës.

Shumë agjentë sekretë, që kujdeseshin për sigurinë e presidentit, u shkarkuan nga detyra, ndërsa ndaj disa të tjerëve u morën masa më të lehta. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.