Qesharake, por e vërtetë: Ja si blihen votuesit në Ukrainë?

23:38 / 25.10.2012
Kandidatët për zgjedhjet parlamentare në Ukrainë konkurrojnë me dhurata për votuesit të cilët fitojnë para, çokollata, biçikleta e madje edhe qengja. Kjo, sipas ekspertëve, dëshmon qartë rrënjosjen e korrupsionit në ish republikën sovjetike.

"Korrupsioni është problemi më i madh i votuesve të këtyre zgjedhjeve", tha Oleksandr Chernenko, kryetar i Komitetit joqeveritar të votuesve ukrainas, i specializuar për monitorimin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

Disa ofrojnë para, por në rastet më të shumta është fjala për pronë materiale, shpesh në formën e ushqimit.

Në Kiev, ku kjo praktikë është më e përhapura, të huajt janë befasuar me anëtarët e shtabit zgjedhor të një kandidati të partisë në pushtet, që votuesve u ndanin çaj dhe çokollata.

Veteranët e Luftës së Dytë Botërore kanë fituar një thes sheqer, vaj dhe konserva peshku me materiale reklamuese të djalit të kryeministrit ukrainas Mykola Azarov, i cili po lufton për mandatin e dytë të deputetit.

Kandidatët tjerë dhurojnë syze për pensionistët, çanta shkollore për nxënësit, karrige me rrota për invalidët, biçikleta dhe bileta falas për ndeshjet e futbollit.

Shembulli më “simpatik” është nga rajoni Odessa, në Ukrainën jugore, ku një kandidat u ka dhuruar qengja banorëve të një fshati.

Disa kandidatë kanë ende një qasje pak më ndryshe, kështu që rinovojnë terrenet për lojëra të fëmijëve, shtigje apo ndërtesa.

Nganjëherë situata bëhet tamam absurde. Banorët e një ndërtese në Kiev zbuluan gjithashtu se kutitë e tyre postare janë zëvendësuar me disa të reja me mbishkrimin: Galina Gerege, kandidate në zgjedhjet parlamentare!

Problemi i dhuratave në zgjedhje ka traditë të gjatë në Ukrainë, ku një e katërta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Por, problemi më i madh është këtë vit meqë gjysma e zgjedhësve votojnë proporcionalisht, e gjysma tjetër në shumicë. Ekspertët thonë se pikërisht kandidatët të cilët zgjidhen sipas sistemit të shumicës, shpenzojnë më së shumti për dhurata për votuesit.

Ndërsa, paradoksi më i madh është ky: Sipas ligjit të Ukrainës, çdo dhuratë për votuesit në vlerën mbi tri euro paraqet “korrupsion indirekt”, për çka është paraparë dënimi me gjobë. Por, në fakt kandidatët rrezikojnë vetëm me “paralajmërime”, ka sqaruar një burim nga KQZ-ja ukrainase.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, pothuajse 12 për qind e votuesve ukrainas thanë se ishin të gatshëm që të shesin votën e tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.