Qeveria e re serbe, jodemokratik dhe antievropiane!

17:48 / 27.07.2012
Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, ka botuar një shkrim të gjatë lidhur me emërimin e Ivica Daçiqit për kryeministër të Serbisë, me titull “Ish-zëdhënësi i Millosheviqit, për kryeministër të ri të Serbisë, përkundër deklaratave proevropiane”.

Në këtë shkrim të gjatë analitik, “The Washington Post” citon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e përshkruan koalicionin e udhëhequr nga Daçiq, si “antidemokratik dhe anti-evropian” dhe me “rrënje në të kaluarën”.

“Megjithatë, është zgjedhje e qytetarëve serbë”, thotë Hoxhaj.

“Ata duhet të shqetësohen nëse Serbia kthehet në të kaluarën e saj të errët apo zgjedhë të shoh drejt të ardhmes evropiane”, citohet Hoxhaj nga “The Washington Post”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu koalicionin e ri në Serbi, e vlerëson si koalicion të luftës, i cili ka udhëhequr luftëra agresive kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.