Qeveria i dorëzoi raportet për fizibilitetin dhe për vizat

18:03 / 31.08.2012
Qeveria e Kosovës dorëzoi të premten kontributin final për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërsa të shtunën do të dorëzojë edhe raportin e gatishmerisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Kështu ka njoftuar Ministria e Integrimit Evropian sipas së cilës, raporti final i dorëzuar të premten paraqet aktin përmbyllës dhe kontributin final të institucioneve të Kosovës. Ky raport sipas kësaj ministrie, përmbledh progresin e arritur në periudhën qershor – shtator.

“Në përgatitjen e raportit kanë kontribuar të gjitha institucionet shtetërore dhe raporti paraqet progresin e arritur në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit, avancimit të kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian të 28 shkurtit 2012, Këshilli ka marr parasysh mendimin e Komisionit Evropian për fillimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim me 7 maj 2012, Komisioni Evropian ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit, ndërsa me 18 maj 2012, Komisioni Evropian ka dorëzuar pyetje shtesë.

Me 8 qershor 2012, Qeveria në afro 2,000 faqe ka dorëzuar në Komision Evropian përgjigjet në pyetësorin për Studimin e Fizibilitetit.

Gjatë 18 – 22 qershor në Kosovë ka qëndruar misioni fakt-mbledhës i cili ka mbledhur fakte rreth gjendjes në vend në raport me mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të procesit të Stabilizim Asociimit, gjegjësisht të negocimit dhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ministrja e e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku
Ministrja e e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.