Qeveria nuk e do shkarkimin e Pacollit
Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, është peng i marrëveshjeve politike në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.Mos shkarkimi i Pacollit vjen si pasojë e përpjekjeve për krijimin e stabilitetit politik brenda koalicionit qeverisës.
Një zyrtar i lartë i qeverisë i ka thënë KTV-së se qeveria në këtë kohë është e interesuar të ruajë stabilitetin dhe jo të merret me aferat e Pacollit.
E në anën tjetër, zëvendëskryeministri Pacolli edhe pse dyshohet për konflikt interesi po vazhdon të mbajë postin e tij. /Telegrafi/