Qeveria pret ardhjen e 35 delegacioneve shtetërore

10:15 / 8.09.2012
Për zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, nuk ka rëndësi nëse Nigeria e ka njohur shtetin e Kosovës apo se sa është numri i shteteve që e kanë njohur, kur kihet parasysh se çfarë organizimi po bëjnë institucionet e Kosovës për shënimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Njohje më të madhe sesa prezenca e aq shumë miqve besoj që nuk ka”, ka thënë ai. “Kështu që nuk kam koment”, ka shtuar ai, kur është pyetur të premten rreth Nigerisë, ministri i Jashtëm i të cilit shtet, Olugbenga Ashiru ka thënë se në vendin e tij nuk është marrë ndonjë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri i Jashtëm, Selimi, nuk ka dashur që të përgjigjet rreth numrit real të njohjeve që i ka marrë Kosova, njofton “Koha Ditore”.

“Nuk kam koment”, ka thënë ai.

Selimi ka folur lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur. Ai ka thënë se ky do të jetë organizimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë Kosova.

“Do të presim diku rreth 35 delegacione shtetërore të niveleve më të larta. Do të jenë mbi 150 mysafirë. Do të kemi edhe ministra të jashtëm, do të kemi edhe një përfaqësim mbarëkontinental”, ka thënë ai. “Do të kemi mysafirë prej Japonisë, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, deri në Afrikë, ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, ministra, drejtorë politikë, sekretarë shtetesh”.

Selimi ka bërë të ditur se për pranimin e mysafirëve do të angazhohet edhe Garda e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Garda e FSK-së do t’i pranojë mysafirët e parë në Aeroportin e Prishtinës, përkatësisht presidentin Ahtisaari. Do të jetë edhe seanca solemne e Parlamentit të Kosovës e përcjellë nga mediet”, ka thënë Selimi. “Më pas do të ketë konferenca prej presidentit Clinton e deri te ministri Panariti i Shqipërisë, ministri i Punëve të Jashtme i Ganës e deri te shkrimtari i njohur Noel Malcolm, që e ka shkruar librin më të mirë për Kosovën”, ka shtuar ai.

Selimi ka treguar se një numër i madh i gazetarëve nga bota do të përcjellin ngjarjen kur Kosova do të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë së saj.

“Dy ditët e ardhme, të hënën dhe të martën, mbi njëqind nga gazetarë nga mbarë bota po presin që të akreditohen. Kemi gazetarë prej “Le monde” “The Economist”, “New York Times” e media nga Rusia, Portugalia, Lindja e Mesme”, ka thënë ai.

Selimi ka bërë të ditur se mbrëmjen e 11 shtatorit në Prishtinë do të jepet edhe një koncert me bende nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.