Qeveria reklamon bizneset e Pacollit

11:25 / 20.05.2012
Miliarderi Behgjet Pacolli është duke shfrytëzuar uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për të promovuar bizneset e tij private. Janë 38 uebfaqe që i ka vënë si vegëza.

Në krye të listës së uebfaqeve të listuara në hapësirën e portalit të Qeverisë, ku është publikuar biografia e Pacollit, ndodhen edhe këto adresa: “http://www.mabetex.com”, “http://www.ks-siguria.com/ks-siguria” dhe “http://www.swissdiamondhotel.net”, shkruan sot Koha Ditore.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Pacolli kanë thënë se biografia nuk i ka për target kosovarët, ndërsa kanë mohuar se vendosjen e adresave të kompanive e kanë bërë për arsye të reklamimit.

Jetlir zymberaj, zëdhënës i Pacolit ka theksuar se një përmbajtje e tillë e biografisë i shërben Pacollit “në procesion e lobimit për njohjen e Kosovës, që është fushëveprimi i tij në Qeveri”. Sipas tij e gjithë puna e Pacollit është mbështetur në “backgroundin” e tij personal “duke përdorur të gjitha mjetet e tij, pasaportën e tij dhe lidhjet personale”.

Modeli i aplikuar nga Pacolli nuk është përdoret jo veç në Perëndim, por as në Lindje ku ai kryesisht ka marrë këmbët prej biznesmeni. Në uebfaqen e Shtëpisë së Bardhë e e gjithë biografia e presidentit Barack Obamas është përmbledhur në hiç më pak se shtatë paragrafë të përbërë vetëm nga 1525 karaktere. Në atë të Qeverisë së Rusisë, Dmitry Medvedev ka akoma më pak karaktere (vetëm 1097 sosh). Po kështu ndodh edhe me liderë evropian.

Në volum, biografia e Pacollit është sa gjashtëfishi i biografisë së Obamas, sa tetëfishti i biografisë së Medvedevit, ose sa dyfishi i biografisë së shefit të tij - Hashim Thaçit. Biografia e Pacollit ka 8151 karaktere.

Më poshtë mund të shihni vegëzat në uebfaqen e Pacollit. Biografinë e plotë të tij mund ta klikoni këtu. /Telegrafi/

Në foton më lartë keni mundur të shihni vegëzat në faqen e Pacollit. Biografinë e plotë të tij mund ta shihni këtu./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.