Qeveria shqiptare nderon Arbën Xhaferin
Në nderim të mendimtarit dhe politikanit Arbën Xhaferi, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbajti të enjten një minutë heshtje.Kryeministri Sali Berisha e quajti ndarjen nga jeta të Xhaferit një humbje të madhe për të gjithë shqiptarët.
Xhaferri vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila u be dhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Megjithatë, ai mbeti deputet për disa mandate që nga viti 1994 në Parlamentin e Maqedonisë.
Arbën Xhaferri lindi në qytetin e Tetovës, më 24 janar të vitit 1948 dhe u varros të enjten në vendlindje. /Telegrafi/