Qeverisje e korruptuar nëpër komuna

22:59 / 19.05.2012
Keqmenaxhimi në nivelin lokal dhe mosrespektimi i praktikave të prokurimit publik kanë çuar deri tek qeverisja e korruptuar dhe joefikase në shumicën e komunave të vendit. Këto janë gjetjet, të cilat i ka bërë publike Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë monitorimit të periudhës njëvjeçare në të gjitha komunat.

Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive.

Sipas saj, në gjetjet e këtij raporti vihet në pah se kryetarët e komunave të Prizrenit , Mitrovicës dhe Gjilanit prijnë për keqpërdorim të parave publike, të cilët i kanë shfrytëzuar ato për organizime të ndryshme për militantët e partisë, raporton Koha.net.

Sipas gjetjeve të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, shumica e komunave janë sfiduar nga dukuritë e aferave korruptive, megjithatë, komunat, të cilat kanë buxhetin më të madh prijnë për këtë dukuri.

Gjatë monitorimit, ky grup ka vërejtur edhe parregullsi në tenderët e shpallur, në të cilët ka pasur diskriminim dhe keqpërdorim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
16:47 / 17.05.2013
Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Me zgjerimin e rrjetit të shpërndarjeve nëpër botë të Galaxy S4 si dhe me lajmërimin e lansimit të versionit të zhbll...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.