Qiproja nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

15:13 / 7.08.2012
Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Qipros, Ivan Mrkic dhe Erato Kozaku Markulis, kanë rënë dakord se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe kanë konfirmuar mbështetjen e ndërsjellë për integritetin territorial.

Duke folur për Kosovën, gjatë takimit të tyre në Qipro, Markulis ka përsëritur se qëndrimi kombëtar i Qipros si shtet që nuk e pranon shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

“... Por, si udhëheqëse aktuale e BE-së, Qiproja do të ketë qasje të balancuar, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare – edhe të atyre që e kanë njohur Kosovën, edhe të atyre që nuk e kanë njohur”, ka thënë shefja e diplomacisë qipriotë, transmeton Rel.

Qiproja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.