Qytetarët e vendeve të BE-së, në Kosovë vetëm me letërnjoftim

20:59 / 8.05.2013

Derisa kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, Kosova do të lejojë hyrjen në Kosovë të qytetarëve të atyre vendeve vetëm me letërnjoftim biometrik.

Qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë unanime një propozim vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për këtë çështje.

Me këtë vendim, shtetasve të shteteve të BE–së iu lejohet hyrja, tranziti, qëndrimi i përkohshëm dhe largimi nga territori i Kosovës, duke pasur një dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë të zakonshme, pasaportë diplomatike, pasaportë zyrtare apo letërnjoftim biometrik.

Ministri Rexhepi e arsyetoi propozimin e tij me faktin se shtetasit e vendeve anëtare të BE-së lëvizin në Union vetëm me letërnjoftime biometrike. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që Kosova të veprojë ndryshe. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.