Radhë të gjata në Morin-Vermicë

17:57 / 11.08.2012
Radha e automjeteve që ishin nisur për në Shqipëri, të premten e të shtunën ka arritur deri në 5 kilometër, në pikën e kalimit në Morin-Vermicë. Ndërsa policia shqiptare është dorëzuar duke shprehur në pamundësinë e saj për të eliminuar radhët e gjata.

”Nuk kemi se çfarë bëjmë me tepër. Kaq janë mundësitë dhe kapacitetet tona. Po punojmë me 6 sportele në dalje, por fluksi në dalje është i jashtëzakonshëm”, thotë kontrollori i pikë-kalimit kufitar të Morinit, Elez Doçi.

Nisur nga pritjet e gjata në radhë, drejtuesit e automjeteve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke u rënë borive në shenjë proteste.

“Më janë dashur më shumë se dy orë për të hyrë në Kosovë nga Serbia dha tash po më duhen rreth dy orë për të dalë nga Kosova në Shqipëri. Nuk po di se çfarë po behet me ne shqiptarët. Në të gjithë Evropën kalojmë pa ndalesa, ndërsa në kufijtë e Kosovës si me Serbinë, po ashtu me Shqipërinë vazhdojmë të torturohemi”, shprehet i revoltuar Sabri Bajrami nga Gjilani, emigrant në Gjermani, i cili po kthehej bashkë me bashkëshorten për në vendbanimin e tij pasi kishte kaluar pushimet në Kosovë.

Përgjegjësi i turnit në pikën e kalimit kufitar të Morinit, Jahir Elezi, krijimin e radhëve të gjata e lidh me faktin e kthimit për në vendet e tyre të punës të emigrantëve që punojnë në Zvicër e Gjermani.

”Gjatë kësaj fundjave po kthehen të gjithë emigrantët e Zvicres, pasi të hënën në Zvicër fillojnë shkollat, kështu që emigrantët që kanë fëmijët në shkollë janë detyruar të kthehen. Kjo ka bërë që të krijohen rradhët e gjata”, thotë kryekontrollori Elezi, transmeton Koha.net

Ndërsa lidhur me procedurat lehtësuese në kuadër të sezonit turistik, përgjegjësi i turnit në doganën e Morinit, thotë se nga proceduarat lehtësuese përfitojnë vetëm automjetet me targa të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.