Rama: Bashkimi kombëtar s’bëhet me peticione (Video)

22:01 / 3.02.2013
Me dhjetëra pyetje me karakter social dhe politik kanë marrë përgjigje prej Edi Ramës gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët nëpërmjet rrjetit social Twitter.

I pyetur për degradimin e sistemit arsimor, Rama u përgjigj se “dije dhe aftësi dhe jo thjesht diploma është motoja jonë për shkollimin e lartë të të rinjve shqiptarë”. Anton Totrri e pyeti Edi Ramën se a e di sa për qind e shqiptarëve jetojnë në fshat dhe sa kushton një hektarë tokë që nga mbjellja gjer në korrje?

“Për 312 mijë familjet që jetojnë me bujqësi do të ulim koston e punimit tokës duke hequr akcizën” premtoi Rama.

“A ka një projekt të plotë Partia Socialiste për nxjerrjen ose certifikimin e vetëm 1 ligji në lidhje me pronësinë”, pyeti Genci Gjikaj. Zgjidhja e çështjes së pronës, u përgjigj Rama, është imperativ ligjor, moral, social e ekonomik. Xhungla e pronësisë është ngatërruar në 8 ligje të ndryshme.

“Si do mbroni votat nga hajduti Sali Gërdeci që i blen votat me një thes hime në Kukës”, ishte një pyetje për zgjedhjet. “Votën do ta mbrojmë bashkë, me çdo shqiptar që ndryshimin s'do e presë në shtëpi, por do të shkojë në kutinë e votimit për ta sjellë”, u përgjigj Rama, transmeton Top Channel

“Forcat që kërkojnë rotacionin janë më shumë se koalicioni ynë e kjo është gjë e mirë. Ne do fitojmë si koalicion”, tha Rama i pyetur për koalicionet me FRD-në dhe AK-në. Mateo Xhufi pyeti: “A mund të ndodhë që Bamir Topi të bëjë qeverinë me Berishën si Meta në 2009”? “Kjo është gjithnjë e panjohura e forcave të mesit! Ja pse ka vetëm një votë të blinduar për rotacionin: Vota për PS-në”, tha Rama.

Duke komentuar rolin e kreut të FRD-së, Rama tha se “Bamir Topi është jo vetëm i djathtë, por ka dhe synimin të duket i ri në fushë. Plus që qëllimi i tij real është reformimi i PD-së”.

Për herë të parë Edi Rama ka folur për një largim të mundshëm të Vangjel Dules nga koalicioni i majtë: “Vangjel Dulja kërkon rotacionin njësoj si ne, por nëse do ta synojë jashtë nesh, kjo është zgjedhja e tij që do ta respektojmë”.

I pyetur nga Top Channel se cilat janë pritshmëritë e kreut të opozitës për vizitën e nesërme në Tiranë të komisionerit për zhvillim, Stefan Fule, zoti Rama dha këtë përgjigje: “Presim si gjithnjë një aleat të shqiptarëve në përpjekjet për demokratizim, zgjedhje të lira e drejtësi në dobi të integrimit”.

Një të interesuari për bashkimin kombëtar, Rama i tha se “bashkimi kombëtar s'bëhet me peticione, por me vizion, projekt, vullnet demokratizues dhe europianizues në dy anët e kufirit”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Edi Rama
Edi Rama
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.