Rama: Fitorja s’varet nga LSI, Topi të dalë nga qypi

12:32 / 15.09.2012
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ftuar dje në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në “Ora News”, deklaroi se fitorja e opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm nuk varet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Si mund të ketë marrëveshje, kur LSI është në qeveri. Sot LSI është në qeveri, bashkë me PD. Në vitin 2007 ne bashkë me LSI në Durrës, fituam me 700 e ca vota, ndërsa në 2011-ën fituam pa LSI-në me mbi tremijë vota. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo forcë që vendoset në kampin opozitar, por pa asnjë më të voglin dyshim fitorja e zgjedhjeve të ardhshme nuk varet asnjë fije nga çfarë do të bëjë LSI-ja”, ka thënë Rama.

Në pyetjen se si e vlerëson partinë e ish-presidentit Bamir Topi, Rama thotë se Topi duhet të “
të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp”.

“Sigurisht që është një parti e djathtë, por duhet ta ndajë nëse është pjesë e një loje të Saliut për të marrë votat e të pakënaqurve të Saliut për të shkuar pastaj me Saliun, apo është vërtet një alternativë kundër qeverisë. Të njëjtin qëndrim kam edhe për Aleancën Kuqezi”, theksoi Rama. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.