Rama: Neveri ndaj propagandës së PD-së

14:30 / 21.07.2012
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me procesin e diskutimit për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se PS kërkon heqjen e imunitetit, jo me arnimin e Kushtetutës, por me një vizon të qartë. Ai u shpreh se PS nuk është bllokuese e integrimit të vendit.

“Jemi përgatitur qartë jo për një arnim të Kushtetutës, por për një vizion të qartë. Si kryetar i PS, ndjej neveri ndaj propagandës së qeverisë. Qeveritarët thonë se ne e paskemi problem heqjen e imunitetit, madje dashkemi të bllokojmë statusin e vendit kandidat. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të asaj që kemi bërë për të sjellë në gjendje normale drafte skandaloze të qeverisë. Të gjithë janë dëshmitarët të qasjes sonë konstruktive për të zgjedhur një president të republikës”, tha Rama, transmeton NOA.

Ai u shpreh se akuzat nuk qëndrojnë në lidhje me bllokomi e integrimit edhe për reformën zgjedhore, pasi PS e votoi atë.

“Ndërkombëtarët janë dëshmitarët dhe për kontributin tonë për reformën zgjedhore. Madje rrezikun marrëdhëniet me aleatë tonë për të bërë një reformë që nuk e preku sistemin zgjedhor”, tha kreu i PS-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:13 / 20.06.2013

Kallëzim penal për eksploatuesit e rërës në Xërxë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ushtruar kallëzim pendal kundër NTP “Vëllezërit Morina”, ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.