Rama: PD s’ka vullnet për reformën zgjedhore

14:03 / 22.02.2012
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se puna për hartimin e reformës zgjedhore duhet të ishte drejt finalizimit.

“Qeveria është përgjegjëse për bllokimin e reformës zgjedhore dhe në këtë mënyrë po komprometohet integrimi evropian i vendit”, theksoi Rama.

Kreu i PS-së shtoi se “ka pak vullnet nga Partia Demokratike për të trajtuar siç duhet procesin e reformës zgjedhore”.

“Po luhet me fatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, shtoi Rama.

Pas një mbledhje maratonë që zgjati rreth 5 orë të enjten e 2 shkurtit, komisioni për reformën zgjedhore ka miratuar me konsensus një paketë të dytë amendamentesh, që kanë të bëjnë me përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR-it për zgjedhjet.

Ky grup amendamentesh ka të bëjë kryesisht me regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjeve, ku më i rëndësishmi është heqja e privilegjit të kryetarëve të partive për të kandiduar në më shumë sesa një zonë zgjedhore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.