Rama: Të rinegociohet marrëveshja detare me Greqinë
Kryesocialisti Edi Rama tha të martën në mbledhjen e grupit se është plotësisht e mundur që të realizohet rinegocimi i marrëveshjes detare me shtetin grek.Sipas tij me anë të kësaj marrëveshje të rrëzuar i jepet një pjesë e detit tonë Greqisë, ndaj ajo duhet rishikuar në respekt të Kushtetutës së vendit.
Shefi i opozitës siç raporton noa.al i bëri apel Kryeministrit Sali Berisha që të bëjë gjithçka për të rinegociuar këtë marrëveshje dhe të mbyllë atë, si një burim konflikti mes dy vendeve. “Rinegocimi duhet të bëhet duke u bazuar në domosdoshmëri që mes dy vendeve të ketë harmoni dhe bashkëpunim dhe një këndvështrim të përbashkët për rajonin”, tha Rama.
Kreu i PS theksoi se përmes kësaj marrëveshje cenohet kufiri detar i vendit tonë ndaj meriton një rishikim. /Telegrafi/