Rama: U hap rruga për konsensus

22:21 / 8.06.2012
Kryetari i PS, Edi Rama, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes lidhur me çështjen e presidentit, ka vlerësuar me nota negative djegien e raundit të tretë, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë e opozitës për konsensus pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit.

“Seanca e paradites së sotme, e shoqëruar me retorika të papërshtatshme, dhe djegia e raundit të tretë nuk ishin një ogur i mirë për raundin e katërt”, ka deklaruar Rama, duke shtuar:

“Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj”.

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të të japë konsensusin për një kandidaturë, që sipas tij duhet identifikuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës.

“Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet, atëherë janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodhë dhe zgjedhja e presidentit me konsensus të kthehet në një shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të ecur drejt statusit të kandidatit”, ka theksuar Rama, raporton “Top Channel”.

Lideri i opozitës ka siguruar atë të mazhorancës se opozita në këtë proces ka vetëm një interes, prioritetin e Shqipërisë më 11 tetor në Bruksel.

Pak më herët kreu i PS zhvilloi një takim me aleatët, ku u diskutua pikërisht për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit nënvizoi se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.

“Berishës s’i lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita”, deklaroi Ngjela.

Ngjela, partia e të cilit nuk përfaqësohet në Parlament, vijoi duke nënvizuar se, opozita është në funksion të konsensusit, siç është kërkuar dhe nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.