Ramadani: Nuk do të amnistohen djemtë e Adem Grabovcit!

16:57 / 11.07.2013

Pas miratimit të Ligjit për amnisti, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Burim Ramadani, në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se “nëse doni të amnistoheni për shmangie te tatimeve, për sulm ndaj personit zyrtar, falsifikim të dokumenteve apo për tregti te palejuar, duhet të dëshmoni se nuk e keni njohur shtetin dhe sistemin politik-juridik të Kosovës. Pra, që keni qenë me Serbinë dhe kundër Kosovës”.

Sipas tij, amnisti nuk ka për shumë njerëz dhe se shkelësit e ligjit nuk duhet të gëzohen.

“Të tjerët, edhe biznesmenët që kanë fsheh tatimet, edhe djemtë e Adem Grabovcit që kanë rrah policin, edhe shumë e shumë të tjerë nuk amnistohen. Kjo është e vërteta e këtij Ligji. Mos u mashtroni nga këta që nuk e kuptuar fare ligjin. Këtu jemi dhe do ta shohim! Veprat penale që nuk kanë pasur qellim t\'i shërbejnë thirrjes për rezistencë, nuk amnistohen dhe pikë. Të tjerët le ta harrojnë amnistinë”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/


 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.