Ramadani: Rreth 20 për qind e nxënësve përdorues të drogës

14:00 / 2.05.2013

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në arsyetimin për thirrjen në interpelancë të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, ka thënë se përdorimi i drogave në shkollat e Kosovës është i lartë.

Ramadani ka theksuar se mungojnë statistikat e plota dhe gjithëpërfshirëse nga institucionet qeveritare, por ai ka përmendur statistika nga institute vendore dhe ndërkombëtare.

Ramadani ka thënë se rreth 20 për qind ose çdo i pesti nxënës në shkollat fillore dhe të mesme janë përdorues të drogës, kryesisht të lehta, transmeton KP.

Në kërkesën e Ramadanit, i cili është mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë është kërkuar që për mësimdhënësit të organizohen trajnime të menjëhershme në tërë Kosovën për përdorimin e drogave nga nxënësit, të investohet në hulumtime mbi të cilat do të krijoheshin strategji efektive, të ndërmerren fushata sensibilizuese me nxënës për rrezikun e drogës si dhe të ndërtohet instituti për sëmundjet e varshmërisë, këtë vit.

Ramadani ka akuzuar tri Ministritë, atë të Arsimit, Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilat sipas tij, për mungesë bashkëpunimi nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në këtë aspekt. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.