Ramiqi: Qëndrimet e mia të afërta me Vetëvendosjen

18:55 / 1.07.2013

Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), duke treguar se pse iu bashkua Albin Kurtit në protestën e së enjtes para Parlamentit të Kosovës, thotë se Vetëvendosje mbron parimet e njëjta me ato të partisë së tij.

Duke folur për arsyet se pse iu ka bashkuar VV-së në protestën e fundit, Ramii thotë se qëndrimet e tij janë botërisht të njohura.

“Nëse i hyni historikut, qëndrimeve të pas luftës, gjithmonë kam pas qëndrime përafërsisht të afërta me ato të Vetëvendosjes. Vetë si njëri por edhe koncepti im politik dhe kombëtar ka qenë i përafërt me atë të Vetëvendosjes dhe zakonisht në të gjitha protestat e Vetëvendosjes kam marrë pjesë edhe pa u bërë subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbështet ato kërkesat e tyre sepse iu thashë janë të përafërta me qëndrimet tona por edhe së fundi edhe Lëvizja Islame Bashkohu i ka qëndrimet e afërta sepse nuk e mbështesim as si Lëvizje e as unë si Fuad marrëveshjen e cila është bërë tashmë së fundi me Serbinë dhe jemi munduar që të japim fillimisht një kontributtë vogël në mbështetje të thirrjes së Vetëvendosjes kundër ratifikimit”, ka thënë Ramiqi në intervistën për Express.

Ai thotë se vullnetarisht i është bashkuar protestës së Albin Kurtit dhe nuk ka pasur koordinim mes dy subjekteve poltike.

“Ne e kemi vlerësuar vetë situatën dhe pikat e përbashkëta të cilat janë vitale për atdheun tonë, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojë për koordinim, nuk ka askush në fakt do të duhej të ishin të gjithë pa u koordinuar për t’i mbrojtur ato interesa vitale”, tha ai, duke pohuar se e vlerëson shumë qëndrimin, vizionin dhe veprën e Kurtit në të kaluarën dhe tash.

Ramiqi thotë se në qëndrimet e VV-së dhe lëvizjes Bashkohu ka shumë të përafërta, sepse, sipas tij, në fokus është dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar në të ardhmen dhe gjithkund ku ka të përbashkëta aty do të bashkëpunojnë edhe pa u koordinuar.

Ai pohon se LISBA do të konkurrojë e vetme në zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndër partitë më të preferuara për koalicione, e konsideron Vetëvendosjen. 

“Në politikë jam mësuar me thanë që kurrë mos thuaj kurrë, për momentin nuk them asgjë por thellë parimisht jemi të vendosur që të shkojmë vetë ne zgjedhjet dhe do të tentojmë që vet të fitojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.