Rasic: Bojkotimi i zgjedhjeve, gabim i madh i serbëve

16:18 / 18.08.2013

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rasic ka deklaruar sot se serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sepse në rast të bojkotit ata do të rrezikonin shumë.

"Marrëveshja e Brukselit është bërë me qëllim që të prodhojë rezultate or të dy palët... e tërë Serbia është peng e këtyre marrëdhënieve. Mendoj se është shumë papjekuri e madhe në qoftë se përjashtohet çfarëdo mundësie e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale”, i ka thënë Rasic agjencisë Beta.

Ai ka vlerësuar se serbët e Kosovës ndonjëherë kanë qëndrime tepër të forta, por duhet të jenë më të butë sepse pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale “kushtëzon edhe rreth tetë milionë njerëz në Serbi”.

Rasic ka potencuar se serbët e veriut të Kosovës duhet të mendojnë se çështja e daljes në zgjedhje nuk i përket vetëm veriut të Mitrovicës,” por kjo është më shumë se kaq në Kosovë, prandaj mospranimi i zgjedhjeve nuk është veprim i qëlluar”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.