Rasmusen: Situata e Sigurisë në Kosovë është përmirësuar

15:22 / 31.01.2013

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë fjalimit të tij vjetor ka konstatuar se situata në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka pasur përmirësime.

Megjithatë, ai ka shtuar se, ende ka probleme të shumta, sidomos në veri, i cili sipas tij, “është çelësi i zgjidhjes për të gjitha mospajtimet” gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një 2011-te të vështirë gjatë së cilës ka pasur shumë incidente serioze, situata në vitin 2012 është përmirësuar duke iu falënderuar përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it në bashkëpunim me misionin evropian për sundim të ligjit, EULEX”, shkruan në deklaratën për aktivitetet e NATO-së, të cilët Rasmussen e ka prezantuar para gazetarëve në Bruksel, transmeton Rel.

Sekretari gjeneral, megjithatë, ka paralajmëruar se “korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, vazhdojnë të ndikojnë në situatën e sigurisë, posaçërisht në veri të Kosovës”.

Rasmussen gjatë deklaratës së tij ka thënë se NATO nuk planifikon të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, që aktualisht është 6000.

Ndër të tjera, Rasmussen, ka konstatuar se është arritur përparim në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE dhe ka shtuar se “kjo është kruciale në zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovë”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.