Rasti Amir B.: “Ngasësi i pacipë” ankohet - gjyqi ia rriti dënimin!

12:26 / 21.09.2012
I njohur prej vitesh si “ngasësi më i pacipë i Zvicrës”, shqiptari Amir B., në dhjetor të vitit të kaluar qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Hinwil (ZH) me 19 muaj heqje lirie, pasi ishte akuzuar për pjesëmarrje në dy plaçkitje. Kësaj mase dënimi i shtoheshin edhe dënimet e mëparshme - 9 dhe 18 muajshe - për veprat penale të ngasjes së shpejtë e të papërgjegjshme të makinës.

Pas ankesës së bërë nga ai në Gjykatën e Lartë të Cyrihut, kjo e fundit ia ka shtuar dënimin nga 18 në 24 muaj. Marrë së bashku, Amiri tash duhet të vuajë 51 muaj burg në vend të 46 muajve sa ka pasur në bazë të vendimeve të mëparshme.

Derisa të enjten në Cyrih po zhvillohej procesi kundër tij, Amiri nuk ndodhej aty. Ai, sipas avokatit të tij, po qëndronte në vendlindje, që nga muaji qershor. Ky fakt i ka shërbyer prokurorit për të ashpërsuar tonin ndaj të akuzuarit, duke e quajtur atë frikacak, pasi që nuk ka treguar guximin që të bartë përgjegjësinë për veprat e kryera, transmeton albinfo.ch.

Ai ka ngulur këmbë se Amiri me gjithë rrjedhën e veprimeve të tij të deritashme ka treguar se “posedon energji ekstreme kriminele dhe është gjithnjë i gatshëm për të kryer vepra të reja penale”.

Gjykata është pajtuar në tërësi me padinë dhe i ka shqiptuar të akuzuarit dënimin e kërkuar nga kjo e fundit. Kryetari i trupit gjykues e ka quajtur Amirin si “shkelës absolutisht të papërmirësueshëm dhe të pa penduar” të ligjit.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar për Amirin zbritje të dënimit në 12 muaj. Sipas avokatit, roli i Amirit në plaçkitjet e përmendura ka qenë fare minor. Ai po ashtu ka vënë në pah se klienti i tij edhe kështu, sipas vendimit gjyqësor, do të detyrohet të lëshojë Zvicrën, kështu që ai nuk paraqet më ndonjë rrezik.

Amir B., sot 29 vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, qe bërë i njohur për opinionin e Zvicrës në vitin 2004 për sjelljen e tij arrogante pas denoncimit që i ishte bërë për ngasje të shpejtë e të rrezikshme të automjetit. Në një televizion të Cyrihut ai pati deklaruar se “më me dëshirë shkakton një aksident se sa të lejojë që dikush t`i dalë përpara me veturë”. Kjo deklaratë ia pati siguruar atij etiketën e “ngasësit më të pacipë në Zvicër”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:38 / 23.05.2013

FMN kërkon të blejë aksione të bankave Loydz dhe Royal Bank

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka parashtruar një kërkesë George Ozburn, ministër i financave të Anglisë nga i cili...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.