RDK garon me Zeqirin për Tetovën?

10:32 / 15.08.2012
Deputeti dhe zyrtari i lartë i RDK-së, Izet Zeqiri është një nga opsionet për t`i hyrë garës për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Doktori i shkencave ekonomike është një nga politikanët më aktiv në Parlamentin e Maqedonisë.

Një burim partiak brenda RDK ka theksuar se lidhur me kandidaturat për zgjedhjet lokale të gjitha opsionet dhe kandidaturat janë të hapura.
“Ne si parti kemi një numër të madh të personaliteteve profesionale dhe të dalluara që mund të përfshihen në garën për komunat në Maqedoni. Në këtë drejtim nuk përjashtohet edhe deputeti Zeqiri, i cili është pjesë e analizave kryesore partiake për zgjedhjet 2013”, theksoi për INA, një përfaqësues i lartë i RDK-së.

Dy partitë më të mëdha BDI dhe PDSH kandidaturën e Zeqirit e shohin si një konkurrencë të fortë në komunën më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni dhe se votat e RDK-së do të jenë vendimtare për komunën e Tetovës dhe disa komuna tjera. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Izet Zeqiri
Izet Zeqiri
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.