RDK: Shqiptarët të pabarabartë

15:59 / 13.08.2012
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), në 11 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë realizuar të drejtat e tyre themelore dhe të barabarta.

"Sot në njëmbëdhjetë vjetorin e përfundimit të luftës së vitit 2001, Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun për të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve në Maqedoni dhe revoltën për shkëmbimin e turpshëm të këtyre idealeve me përfitimet e pushtetit, nga ata që në këto njëmbëdhjetë vite kanë mbushur xhepat e vet dhe të familjarëve të tyre", thekson RDK.

Kjo parti shpreh zhgënjimin që edhe me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimin e Kushtetutës, shqiptarët vazhdojnë të mos emërtohen ’popull’ si maqedonasit, por kanë gjithmonë emërtim dhe status juridik të njëjtë me romët, vllahët, turqit, serbët dhe boshnjakët.

"Ndërkohë që maqedonasit në të gjitha kushtetutat e Maqedonisë dhe nenet përkatëse emërtohen ‘popull’, shqiptarët në Maqedoni njëjtë si edhe romët, vllahët, turqit, serbët dhe boshnjakët - në vitin 1974 emërtohen ’kombësi’, në vitin 1991 ’nacionalitet’ dhe në vitin 2001 ‘pjesë e popullit’ në preambulë, ndërsa ’bashkësi’ në përmbajtjen e kushtetutës, në nenet 48, 56 dhe 78 – që të gjitha këto sinonime për pakicat kombëtare. Barazimi i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve me statusin e pakicave kombëtare, të cilat janë në numër fare të vogël në Maqedoni, tregon mënyrën e funksionimit të shtetit dhe pabarazinë e shqiptarëve me maqedonasit. Shqiptarët në kushtetutat e Maqedonisë kurrë nuk janë emërtuar ’popull’ dhe nuk emërtohen as edhe sot, prandaj ata kurrë nuk kanë qenë e as nuk janë element shtetformues", thekson kjo parti.

RDK bën thirrje për hapjen e një debati të gjerë publik, shoqëror dhe në media, për demistifikimin dhe sqarimin e drejtë e pa emocione të përmbajtjes konkrete të Marrëveshjes së Ohrit dhe shmangien e mashtrimeve lidhur me përmbajtjen e saj.

"Pabarazia e shqiptarëve në Maqedoni kuptohet fare thjeshtë kur kujton se personi që u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës u mbrojt edhe me paratë e shqiptarëve të ndara nga Qeveria e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, ndërkohë që dhjetë viktimave të Lubotenit, për të cilat Gjykata e Hagës deklaroi se ishin fshatarë të pafajshëm të vrarë nga njësitet policore shtetërore, Qeveria e Maqedonisë për njëmbëdhjetë vjet as nuk e ka parë të arsyeshme të ndajë as edhe një denar të vetëm si dëmshpërblim", thuhet në komunikatën e RDK, transmeton INA. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
10:33 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Çalik-Limak : Largon 30 punëtorë nga puna

Edhe pse ministri i Zhvillimit Ekonomik (MSHE), Besim Beqaj kishte thënë se as një punëtorë nuk do të largohet nga puna p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.