Reagime për propozimin e "kontratës Kosovë-Serbi "

15:26 / 14.09.2012
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert ka thënë se kushtet e parlamentarëve gjermanë paraqesin vetëm “një mendim”, ndërsa vendimin final për nisjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, e marrin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Të gjithë e shohim Serbinë në Bashkimin Evropian, por janë 27 vende anëtare dhe po aq parlamente dhe është me rëndësi se çka thonë ata. Por, vendimi për bisedimet merret nga shefat e qeverive e shteteve”, ka thënë Degert për gazetarët në Beograd, transmeton REL.

Parlamentarët gjermanë një ditë më parë në Beograd kanë thënë se Serbia, para se të nisë bisedimet me BE-në për anëtarësim, duhet të nënshkruajë një kontratë me Kosovën.

Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në një konferencë për gazetarë në Beograd, ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë, do të insistojë që Gjermania të marrë qëndrim, që Beogradi të nënshkruajë një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kontrata sipas tij, duhet të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE, duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.