Reformën Zgjedhore e mbajnë peng liderët
Në kohën kur Isa Mustafa i LDK-së dhe Behgjet Pacolli i AKR-së kanë paralajmëruar se deputetët e partive të tyre do të mund të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese, duket i largët takimi ndërmjet liderëve të partive politike për të vendosur për ndryshimet e Ligjit Zgjedhor.Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Haki Demolli, ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se LDK-ja është e interesuar për ta vazhduar procesin e ndryshimeve zgjedhore, kurdo që të jenë gati subjektet e tjera politike.
Demolli nuk komenton arsyet përse liderët e partive të tjera nuk janë të gatshëm që aktualisht të takohen. “Ata i kanë qëndrimet e veta e strategjinë e vet”, ka thënë Demolli. /Telegrafi/