Refuzohet kërkesa e PS-së për hetimin e Ministrisë së Mbrojtjes
Grupi parlamentar socialist duhet të rishqyrtojë kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, kryeparlamentarja Topalli ka ftuar grupin e PS-së ta ri shohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës KushtetueseNë këtë konkluzion është arritur pasi konferenca shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një Komisioni hetimor” Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën janar 2010 -tetor 2012″.
Po ashtu konferenca vendosi edhe për programin e punës për periudhën 5 nëntor- 27 dhjetor 2012, si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 nëntor-22 nëntor. Kërkesa e grupit të PS për Komisionin Hetimor ndaj Ministrisë së Mbrojtjes u shpalos pak kohë më parë në Komisionin e sigurisë nga nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni./Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|