Refuzohet kërkesa e Radovan Karadzic për proces të ri
Është refuzuar kërkesa e liderit të serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karadzic për një proces të ri gjykimi.Radovan Karadzic po gjykohet që nga tetori i vitit 2009 nën akuzat për krime lufte, përfshirë edhe ato për gjenocid gjatë luftës së Bosnjës së viteve 1992-1995.
Ai ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat që e rëndojnë, njofton Rel. Në muajin e kaluar ai kërkoi nga Tribunali një proces të ri, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të ekipit mbrojtës të tij.
Vendimi i së hënës i Gjykatës tha se vonesat në zbulimin e dëshmive nuk e kanë cenuar të drejtën e Karadzicit për një proces korrekt gjyqësor. /Telegrafi/