Refuzohet padia pronësore kundër manastirit

15:50 / 28.12.2012
Një trup gjykues i përzier i Dhomës së Posaçme i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, mori dy vendime për rastet që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore për përafërsisht njëzet e tre hektarë tokë, që ndodhen brenda dhe jashtë zonës së posaçme të Manastirit të Deçanit, njoftoi EULEX-i.

Trupi gjykues i refuzoi si të pabazuara paditë e dy Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) kundër Manastirit të Deçanit.

Këto raste kanë të bëjnë me kontrata për donacion ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Manastirit të Deçanit më 1997.

“NSH Apiko dhe NSH Iliria, në dy procedura të ndara gjyqësore, i kanë kundërshtuar këto donacione dhe e kanë pretenduar pronësinë mbi këto prona. Duke u bazuar në vendimet e formës së prerë të Panelit Ankimor të Dhomës së Posaçme, Paneli i Pronës në vendimin e tij e pranoi që Zyra për Çështje Ligjore e UNMIK-ut, si përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, ka bazë ligjore të jetë Paditës në emër të NSH-ve”, thuhet në kumtesë.

Mëtutje në njoftim të EULEX-it theksohet se Paneli pranoi që marrëveshja e arritur ndërmjet UNMIK-ut dhe Manastirit ishte paraqitur në gjykatë në pajtueshmëri me rregullat e procedurës.

Kjo marrëveshje parasheh që UNMIK-u të heq dorë nga ankesat e NSH Apiko dhe NSH Iliria në lidhje me parcelat kadastrale në kuadër të zonës së posaçme të Manastirit të Deçanit, ndërsa Manastiri të heq dorë nga të drejtat mbi parcelat kadastrale jashtë zonës së posaçme në favor të NSH Iliria.

Paneli i pronës e vërtetoi ligjshmërinë e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i refuzoi ankesat e NSH-ve si të pabazuara. Në të dhënat kadastrale, tokat tashmë janë të regjistruara në emër të NSH-ve.

NSH Apiko dhe NSH Iliria fillimisht ushtruan ankesë në Gjykatën Komunale në Pejë dhe në Deçan në vitin 2000. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.