Reid: SHBA drejt “greminës fiskale”

21:20 / 27.12.2012
Kreu i Senatit Amerikan, Harry Reid paralajmëron se Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt “greminës fiskale”. Perspektiva është e zymtë për arritjen e një marrëveshjeje, tha ai, e cila do të shmangë rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve.

Demokrati Reid, duke folur në Senat tha se nuk ka me kohë të mjaftueshme për paktin përpara mbrëmjes të së hënës, dita e fundit e vitit. Termi “gremina fiskale” i referohet kombinimit të rritjes së taksave dhe uljes së shpenzimeve në vlerën e 600 miliardë dollarëve, që do të hyjë në fuqi më 1 Janar, nëse Kongresi nuk miraton legjislacionin e ri.

Ekspertët dhe analistët kanë paralajmëruar se “gremina fiskale” do ta fusë vendin në recesion. Senatorët dhe presidenti amerikan, Barack Obama po kthehen në Uashington, por Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur pushimet.

Përplasja për greminën fiskale ndau Uashingtonin javët e fundit. Presidenti amerikan dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner nuk mundën të arrijnë një marrëveshje përpara Krishtlindjes. Barack Obama po përpiqet të garantojë se taksat nuk do rriten për amerikanët që fitojnë nën 400 mijë dollarë dhe këmbënguli për rritjen e taksave mbi të ardhurat në çdo pakt që do të arrihet.

Shumë republikanë kundërshtojnë taksat e reja. Plani alternativ i propozuar nga Boehner, që parashikonte rritje të taksave vetëm për ata që fitojnë mbi 1 milionë u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:55 / 19.05.2013

Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale me Elenën

I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother”, Vigani, ka folur rreth marrëdhënieve të tij me Elenën, duke thënë s...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.