Rexhepi: Asgjë përtej pakos së Ahtisaarit

18:39 / 11.10.2012
Ndarja e Kosovës nuk është e pranueshme dhe Serbia nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi për portalin serb “Pinkonlajn”. Rexhepi shtoi se serbët në veri të vendit do të duhej të përcaktohen vullnetarisht se a do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, “ose do të jetojnë në ëndrrat e tyre”.

“Kishte pak gjasa për ndarje në vitet 2002 e 2003, derisa kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinxhic. Atëbotë disa shtete mendonin që ndarja ishte zgjidhja më e mirë, por pas kësaj bashkësia ndërkombëtare, Grupi i Kontaktit dhe institucionet tona vendosën ‘vijën e kuqe’ se nuk ka ndarje”, tha ministri Rexhepi.

“Ndarja e pjesës veriore do të shkaktonte efektin domino. Ka kaluar koha e shteteve një etnike. Ky nuk është opsion”, theksoi ai, transmeton Koha.net.

Edhe vet kryeministri i Serbisë e di se kjo nuk do të realizohet dhe kjo tingëllon si një fontin dëshirash, tha Rexhepi, dhe shtoi se çështja e veriut të Kosovës duhet të zgjidhet sipas Planit të Ahtisaarit.

“Mund të quhet edhe ndryshe ai plan, nëse dikë e pengon emri, por esenca do të jetë pakoja e Ahtisaarit dhe përtej saj nuk do të shkohet”, porositi ai.

Rexhepi kërkoi nga institucionet serbe që të tërheqin nga Kosova pjesëtarët e MUP-it, BIA-s e grupe të tjera, të cilat organizojnë veprime jolegale, kurse serbët në Kosovë janë peng i atyre grupeve.

Ato grupe, sipas Rexhepit duhet të ikin nga Kosova dhe që njerëzit të përcaktohen vullnetarisht se a do të jenë pjesë e institucioneve kosovare apo “të jetojnë në ëndrrat e tyre”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.