Rexhepi: Dëmtimi i varrezave serbe, reagim ndaj heqjes së monumentit në Preshevë

20:21 / 3.02.2013

Ministri i Brendshëm i Kosovës thotë se në Kosovë ka institucione të sigurisë, që janë legale, e këto janë KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës. “Gjithçka tjetër është ilegale”, thotë ai.

I ftuar si mysafir në emisionin “Slobodno srpski”, ai ka thënë se një nga temat e ardhshme të dialogut me Serbinë do të jetë e ardhmja e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës. Ai ka thënë se struktura duhet të largohen dhe se disa njerëz nga ta, që nuk kanë kryer vepra kriminale, të transformohen në Policinë e Kosovës.

Rexhepi ka theksuar se IBM po funksion mirë, por se në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ekziston ende problemi i transportit të policëve dhe doganierëve.

Duke folur për dëmet në varrezat serbe në Kosovë, ai ka thënë se nuk flitet për veprim të koordinuar. Ai përsëriti se dënon përdhosjen e varrezave dhe monumenteve, duke vënë në dukje se kjo i kushton buxhetin e Kosovës. Ai gjithashtu ceku se po vazhdojnë hetimet dhe se në Viti janë arrestuar pesë persona dhe se janë marrë masa ndaj policëve që ishin të ngarkuar për të mbrojtur monumentin.

Rexhepi megjithatë argumenton se këto shkatërrime ishin reagim i njerëzve të revoltuar me heqjen e monumentit të UÇPMB-së në Preshevë.

Ministri kosovar foli edhe për arrestimin e serbëve gjatë Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë, duke theksuar se policia reagoi meqë të arrestuarit kishin uniforma që ngjanin me ato të mbrojtjes civile në veri. Ai shpjegoi se ka nisur hetimi, pasi është thënë se janë rrahur në burg. Por, po ashtu theksoi se ka informata se lëndimet janë shkak i rrahjes së tyre të disa ditëve më parë.

Sipas tij, deri tash janë pezulluar dy policë të cilët, sipas informatave të marra nga EULEX-i, i kanë rrahur serbët e arrestuar. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.