Rexhepi: KFOR-i të punojë më shumë në veri

18:37 / 10.08.2012
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar sot se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews nuk duhet t’i merr personale kritikat që drejtohen ndaj KFOR-it, por të punojë më shumë për të hequr barrikadat nga veriu i Kosovës.

Sipas Rexhepit, KFOR-i ka mundur ta bëjë këtë edhe shumë më herët.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka thënë se nuk do të rresht së kërkuari nga KFOR-i heqjen e barrikadave, raporton Dukagjini.com.

Rexhepi ka thënë se barrikadat e tjera janë larguar por ka mbetur vetëm kjo mbi lumin Ibër, që, sipas tij, mund ta largojnë për dy orë, por po analizojnë situatën që të mos ketë tensione dhe dhunë.

“Fizikisht barrikadat mund të hiqen shumë shpejtë për një orë ose dy. Është çështja që të mos shkaktohen tensione dhe dhunë. Në atë drejtim kalkulohet, përndryshe fizikisht shumë shpejtë hiqen pa ndonjë problemë”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.