Rexhepi: Kosova, shembull i ndërtimit të shtetit demokratik

14:54 / 28.12.2012
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se Kosova është shembull i mirë i ndërtimit të shtetit demokratik.

Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë së gradimit të 16 zyrtarëve policorë me gradën nënkolonel. Në ceremoni u prezantua edhe raporti i aktiviteteve të policisë për këtë vit.

Gradimi i 16 zyrtarëve policorë të Kosovës me gradën nënkolonel u bë sot me ç’rast ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se vitet në vijim, nuk do të ketë më pengesa të avancimit të zyrtarëve policorë.

Ai siguroi se MPB ka buxhet të mjaftueshëm, ndërkohë që beri te ditur se Policia e Kosovës do të përforcohet me njësitet vepruese nga ajri, raporton “Koha”.

“Një sukses i veçantë është arritur në fushën e luftimit të krimit të organizuar. Përkrahja e ministrisë në këtë fushë ka qenë e vazhdueshme dhe si rezultat ne kemi miratuar edhe strategjitë kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik, dhe terrorizmit. Angazhimi juaj dhe koordinimi me mekanizmat shtetëror kanë treguar rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe shumë shtete iu kanë lakmi”, tha Rexhepi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se profilizimi i Policisë përmes reformave të arritura deri më tani kishte për qëllim që Policia të jetë më afër qytetarëve. Ai tha se sot Policia e Kosovës është model në rajon.

“Partneriteti i arritur me shtetet e rajonit dhe me gjerë ka bërë që PK-ja të jetë e angazhuar në shumë operacione komplekse të drejtuar kundër krimit të organizuar transkufitar “, tha Maxhuni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.