Rexhepi priti zv.shefen në Ambasadën Amerikane
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në takim me Kelly Degnan, zëvendësshefe e misionit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, i bëri të ditura prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.Ministri Rexhepi e falënderoi zonjën Degnan për ndihmën dhe përkushtimin që kanë dhënë vazhdimisht SHBA-ja në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës, sidomos ndihmën dhënë institucioneve të sigurisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Ndërsa, zëvendësshefa e misionit në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, Kelly Degnan , vlerësoi të arriturat e institucioneve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Ambasadës Amerikane në Kosovë që të ndihmojë Ministrinë e Punëve të Brendshme në proceset integruese të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/