Rezultatet e testit të Maturës më 30 qershor

13:34 / 23.06.2012

Për rreth 31 mijë maturantët e Kosovës është organizuar dita e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore 2012. Gjatë kësaj dite, maturantët patën mundësinë të përgjigjeshin në 80 pyetje sa përmbante testi nga lëndët e përafërta me drejtimin, pasi që në ditën e parë të provimit, të mbajtur më 9 qershor, ata iu nënshtruan testit me 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme.

Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), njëherësh zëvendësministër i Arsimit, vizituan maturantët, të cilët iu nënshtruan provimit të maturës në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, e më pas edhe ata në gjimnazin “Sami Frashëri”.

“Jemi në këtë shkollë për të vizituar nxënësit që po testojnë njohuritë e tyre. Siç po shihet, çdo gjë ishte në rregull. Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, dhe me shkollat ku po organizohet testi, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky test të shkojë si duhet”, tha Mustafa.

Ai tha se informatat nga terreni flasin se testi ka filluar pothuaj në të gjitha qendrat në kohën e duhur.

Ndërsa, drejtori i DKA-së në Komunën e Prishtinës, Halim Halimi tha se testi ka filluar me kohë në tërë komunën. “Sipas reagimeve të nxënësve, pyetjet janë të bazuara në planprogrameve të zhvilluara gjatë viteve”, tha ai.

Publikimi i rezultateve të provimit do të bëhet më 30 qershor. Afati i ankesave të nxënësve do të jetë nga 2-4 korrik, ndërkaq publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 5 korrik.

Njësitë akademike të cilat këtë vit do të bëjnë pranimin e studentëve pa provim pranues janë: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Gjeoshkencës dhe Teknologjisë, si dhe Fakultetet e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Pejë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.