Rezultatet përfundimtare për asambletë komunale

22:30 / 1.12.2009

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit për asambletë komunale.

Në bazë të këtyre rezultateve, të cilat u miratuan me konsensus nga anëtarët e KQZ-së për 36 komuna, PDK prin me numër më të madh të vendeve të fituara në asambletë e 16 komunave.

Në vendin e dytë radhitet LDK, e cila udhëheq në 8 kuvende komunale. AAK radhitet e treta, duke udhëhequr në asambletë e 5 komunave të Kosovës. Ndërkaq, LDD në një komune, kurse AKR në asnjë komunë.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, bëri të ditur se së shpejti pritet të bëhet dhe certifikimi i rezultateve të nëntorit për kryetarë komunash, ndërsa ajo theksoi se data kur do të zhvillohet balotazhi në 20 komuna të Kosovës do të jetë, siç ishte e paraparë, 13 dhjetori.

“Ne presim të vendoset për ankesat dhe parashtresat eventuale që do t’i dorëzohen KZAP-it ose Gjykatës Kushtetuese dhe shumë shpejt presim që, së pari, t’i certifikojmë rezultatet për kryetarë të komunave dhe pas vendosjes për ankesa dhe parashtresa eventuale edhe për kuvendet komunale, atëherë t’i certifikojmë. Shpresojmë shpejt”, tha Lushta.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lushta u shpreh se “për kryetarë të komunave - po”, ndërsa nuk dha detaje se kur do të certifikohen rezultatet përfundimtare për asambletë komunale. /REL/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.