Riformatimi i Qeverisë, këtë javë

8:24 / 26.03.2013

Riformatimi i kabinetit qeveritar, i paralajmëruar muaj më parë dhe për të cilin janë zhvilluar një sërë takimesh mes krerëve të partive në koalicion, pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

I bindur për këtë është shprehur të hënën lideri i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, partia e të cilit pritet ta udhëheq ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, shkruan “Tribuna”.

“Ne jemi duke pritur që këto ditë, pra në këtë javë, të finalizohet marrëveshja. Ka pasur shtyrje për shkak të angazhimeve të kryeministrit, por tani kjo javë është vendimtare për ta përmbyllur këtë çështje”, ka thënë për "Tribunën" Pacolli.

Ai për dy ditë ka qëndruar bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi në Nju-Jork ku morën pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mirëpo për çështjen e koalicionit ka thënë të mos kenë diskutuar atje.

Pacolli ka mohuar se partnerët e koalicionit kanë krizë ashtu sikur ka përjashtuar mundësinë për ndonjë dalje të mundshme të AKR-së nga Qeveria vetëm për shkak të vonesave në riformatimin e Qeverisë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.